image Tifozët e Tottenham Hotspur kërkojnë largimin e Mourinhos

Futboll

Sport/ Tifozët e Tottenham Hotspur kërkojnë largimin e Mourinhos

news image

Trajneri i njohur portugez Jose Mourinho është emëruar trajner i skuadrës së Tottenham Hotspur. Ai do ta zëvendësojë Mauricio Pochettinon, pasi i njëjti u shkarkua mbrëmë për shkak të rezultateve të dobëta.

Mourinho ka qenë pa punë për gati një vit pas largimit të tij nga skuadra e Manchester Unitedit. Ai nuk pati aventura të mira te kjo skuadër, kështu tifozët e Tottenhamit kanë frikë se do t’i ndodhë një situatë e ngjashme edhe këtu 56-vjeçarit.

Në rrjetin social Twitter momentalisht ‘hashtagu’ i parë si më i përdoruri është #MourinhoOut (Mourinoho jashtë), që nga koha kur u konfirmua emërimi i tij./Gazeta Sinjali/