image Tifozët e Olympiacosit shpalosin banerin “Kosova është Serbi”

Futboll

Tifozët e Olympiacosit shpalosin banerin “Kosova është Serbi”

news image

Tifozët e Olympiacosit kanë shpalosur një baner dhe njëkohësisht kënduar “Kosova është Serbi”.

Tifozët e klubit grek kanë mbështetur terroristët e vrarë në Banjskë gjatë përballjes së fundit ndaj Aris.

Tashmë në rrejtet sociale është publikuar baneri skandaloz i tifozëve së Olympiacosit ku shkruhej “Kosova është Serbi”.

Ndër të tjera, tifozët edhe e kanë kënduar atë që kanë shkruar, andaj një dënim nga UEFA mund të vije së shpejti.

Në anën tjetër, edhe huliganët nga Podgorica, më saktësisht mbështetësit e Budocnostit kanë bërë të njëjtën gjë, veçse zgjodhën të shkruajnë në baner emrat e terroristëve të vrarë duke shtuar “Lavdi heronjve”.

/GazetaSinjali/