image Tifozët e Malmos ia vëjnë flakën statujës së Ibrahimovicit

Futboll

Sport/ Tifozët e Malmos ia vëjnë flakën statujës së Ibrahimovicit

news image

Tifozët e Malmos janë zemëruar shumë me futbollistin e njohur suedez Zlatan Ibrahimovic.

Ish-kapiteni i Suedisë vendosi të investojë te skuadra e Hammarby, që është rival i Malmos në Suedi.

Kjo i ka revoltuar tifozët, të cilët janë mbledhur para statujës së tij që është e vendosur para stadiumit ku futbollisti ka filluar karrierën.

Ata madje i kanë vënë flakën statujës të futbollistit më të mirë suedez në histori.

Ibrahimovic këmbënguli se vendimi nuk kishte të bënte me ish-klubin e tij dhe vlerësoi Hammarbyn si një klub me shumë potencial.

Tifozët e Malmos e kanë quajtur budallallëk veprimin e ish-reprezentuesit suedez.

Të gjithë janë shumë kritik. Disa janë të zhgënjyer, disa janë të nevrikosur dhe disa mendojnë se është budallallëk. Nuk është një lajm i lumtur, është një zhvillim që duket i parehatshëm dhe i gabuar”, citohet të ketë thënë zëvendës kryetari i grupit zyrtare të tifozëve të Malmos, Kaveh Hosseinpour./Gazeta Sinjali/

It comes as irate fans of the Swedish club react to the news of his stake in rivals Hammarby
Zlatan Ibrahimovic's statue outside Malmo's stadium has been set on fire