image Tifozët e Arsenalit përqeshin Xhakën, por kësaj radhe pa fajin e tij

Futboll

Sport/ Tifozët e Arsenalit përqeshin Xhakën, por kësaj radhe pa fajin e tij

news image

Arsenali ka marrë vetëm një pikë në udhëtim ndaj Manchester United dhe tifozët e skuadrës nga Londra kanë sulmuar përsëri kosovarin, Granit Xhaka.

Menjëherë pas përfundimit të ndeshjes gazetari i famshëm, Piers Morgan, që është edhe fans i Arsenalit ka shpërndarë në llogarinë e tij një foto nga goli i Manchester United.

Në atë fotografi Xhaka duket sikurse ka ulur kokën, ku më pas topi ka shkuar në rrjetë. Në fakt Xhaka nuk pati aspak faj në këtë gol, por tifozët e Arsenalit janë duke e sulmuar në vazhdimësi ndeshjet e fundit.

Xhaka luajti 90 që nga fillimi deri në fund të kësaj ndeshje duke qenë kapiten i Arsenalit. Aubameyang arriti që ta barazoj rezultatin për Arsenalin me një gol tejet të bukur./Gazeta Sinjali/