Mbrëmë Gazeta Sinjali raportoi se dy zyrtarë policorë Kujtim Kuqi dhe Hazer Kasumi u goditën me veturë mbrëmë nga i dyshuari Musa Ibrahimi derisa ishin në një pikë kontrolli në Ponoshec të Gjakovës. Pas publikimit të lajmit në numrin kontaktues të Sinjalit ka telefonuar një familjar i të dyshuarit, i cili ka ofenduar dhe kërcënuar gazetaren e Sinjalit.
Një person me emrin L.Ibrahimi në rrjetin social Viber ka telefonuar me një numër nga Zvicra dhe ka kërkuar të largohet lajmi ku është raportuar se cili është i dyshuari që shkaktoi aksidentin në Ponoshec.
Ai iu ka drejtuar gazetares së Sinjalit, duke i thënë “oj lopë…qitash ki me pa ti”.
“Po ju djeg pak. Nuk keni nevojë me më thënë i nderuar. Mos um bo nervoz. Mos um bo nervoz po të them. A je ka nin? Oj ti lopë, pa shkollë. T’i pshurr**…Qitash ki me pa ti, qitash ki me pa… o t’i qi*** shtatë….”, tha ai.
Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.