image “T’i lyej gishtat me mjaltë dhe t’i lëpij një nga një”/ Ky është burri nga Prizreni që u kap në biseda me të mitura, dërgohet në mbajtje  

Siguri

“T’i lyej gishtat me mjaltë dhe t’i lëpij një nga një”/ Ky është burri nga Prizreni që u kap në biseda me të mitura, dërgohet në mbajtje  

news image

Numri i rasteve të ngacmimeve, sulmeve dhe dhunës seksuale ka marrë përmasa shqetësuese në Kosovë. Gazeta Sinjali në vazhdimësi ka raportuar për raste të tilla, ku viktimat shpesh herë janë vajza të mitura, të cilat keqpërdoren seksualisht nga persona të rritur. Një rast i tillë është zbuluar ditë më parë në Prizren, ku një burrë u kap në biseda me vajza të mitura.

Burimet e Gazetës Sinjali kanë bërë me dije se burri i dyshuar është 52-vjeçari, Avni Buqaj.

Buqaj është denoncuar në emisionin ‘Piranjat’ në Shqipëri nga nëna e viktimës, e cila ka deklaruar se ai ngacmon vazhdimisht vajzën e saj të mitur me mesazhe në rrjetin social Instagram.

Ai më pas u demaskua nga gazetarët e emisionit, të cilët kanë biseduar me të në emër të të miturës. Sipas tyre, i dyshuari menjëherë kishte kërkuar takim dhe i njëjti kishte shfaqur një fiksim pas këmbëve.

Në pamjet e publikuara shihen edhe bisedat e të dyshuarit i cili pa e ditur se është futur në kurth, i flet të miturës fjalë të pista duke i dërguar madje edhe fotografi të tij.

Buqaj është arrestuar dhe është shoqëruar në stacion policor për intervistim, ku ndaj tij është iniciuar rasti për ‘Sulm seksual’.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që ai të ndalohet për 48 orë.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/