image Thyhet vetura në Prishtinë – vidhen para, dokumente dhe sende personale

Siguri

Thyhet vetura në Prishtinë – vidhen para, dokumente dhe sende personale

news image

Një rast i vjedhjes së rëndë është raportuar mbrëmjen e sotme në rrugën “Shpëtim Robaj” në kryeqytet, ku persona të panjohur kanë thyer një veturë të tipit VW Touran me targa 01-616-MM dhe kanë marrë sende me vlerë materiale dhe personale.

Sipas burimeve të Sinjalit, ankuesja (emër i njohur për redaksinë) ka deklaruar para Policisë se e kishte parkuar veturën rreth orës 17:30, ndërsa rreth orës 19:00 është njoftuar për dëmtimin e saj.

Kur është kthyer, ka vërejtur se xhami i pasëm në anën e djathtë ishte i thyer.

Nga vetura, të dyshuarit kanë marrë një çantë ku ndodheshin: rreth 200 euro para të gatshme, Letërnjoftimi, patenta e shoferit dhe kartela bankare, e shënime me rëndësi.

Po ashtu, sipas ankueses të dyshuarit kanë marrë edhe sende tjera me vlerë.

Hetimet janë duke vazhduar, ndërsa autorët mbeten ende të paidentifikuar.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/