image Thyhet rekordi, wi-fi në 700 kilometra distancë

Teknologji/ Thyhet rekordi, wi-fi në 700 kilometra distancë

news image

Një rekord i ri teknologjik u vendos nga Universiteti Politeknik i Torinos, rekord teknologjik me shpikjen e lidhjes Ëi-Fi midis një sensori dhe një marrësi më shumë se 700 km larg, konkretisht mes Sardenjës dhe Spanjës.

Ky eksperiment filloi në vitin 2017 dhe përfundoi nga universitetet iXem Labs, me qëllim ndërtimin e një sistemi autonom dhe alternativ për mbledhjen e të dhënave celulare të zbatueshme në çdo vend, madje edhe në largësi, pavarësisht nga disponueshmëria e energjisë dhe kushtet e mbulimit.

Që sistemi të jetë i qëndrueshëm dhe i riprodhueshëm, kërkohen dy karakteristika thelbësore: konsumi shumë i ulët i energjisë dhe lidhjet në distanca të gjata.

Për ta bërë eksperimentin më praktik, sensorët janë zvogëluar në minimum, të pajisur me antena shumë të vogla (më pak se 2 cm) me energjinë e furnizuar nga dy bateri të thjeshta, alkaline dhe të pariparueshme./Gazeta Sinjali/