Ndonëse arka ishte e zbrazuar, një market në rrugën “28 Nëntori” në Podujevë nuk arriti t’i shpëtojë dëmit të dhjetëra mijëra eurove nga hajnat, shkruan Gazeta Sinjali.
Burime të Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë Themelore në Prishtinë kanë bërë të ditur se persona të panjohur janë futur në këtë market në orët e para të mëngjesit të djeshëm dhe kanë arritur të vjedhin cigare në vlerë të 10 mijë eurove.
Rastin në polici mësohet se e ka raportuar menaxheri i këtij marketi.
Prokuroria është duke zhvilluar hetime për zbardhjen e këtij rasti./Gazeta Sinjali/