Fundjavën e kaluar në Sarajevë, një pllakë kushtuar kriminelit serb të luftës, Ratko Mlladiq, u thye.
Në pamjet e publikuara nga ky moment, shihet një burrë që i afrohet pllakës kushtuar Mlladiqit, duke mbajtur një çekiç në duar, me të cilin fillon ta thyejë atë.
Ai është filmuar nga automjeti nga një burrë tjetër.
Të dy, pas ngjarjes u dorëzuan në polici, ku u morën në pyetje dhe u liruan./GazetaSinjali/