Një rast i vjedhjes së rëndë është raportuar në Mitrovicë të Veriut, ku persona ende të panjohur dyshohet se kanë depërtuar me forcë në një kontejner që përdorej si depo, mëson ekskluzivisht Gazeta Sinjali.
Sipas burimeve të Sinjalit, rasti është raportuar më 24 qershor në Stacionin Policor në Mitrovicë të Veriut.
Ankuesi S.M. ka deklaruar se më 22 qershor kontejneri, i cili ndodhet në afërsi të shtëpisë së tij dhe përdoret si depo, kishte qenë në rregull.
Mirëpo, më 24 qershor, ai ka vërejtur se dritarja ishte thyer me forcë dhe se nga brenda dyshohet se ishin vjedhur gjësende të ndryshme shtëpiake.
Sipas deklarimit të ankuesit, ende nuk dihet saktë se çfarë është marrë nga kontejneri.
Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori kujdestar, me udhëzim të të cilit rasti është iniciuar si “Vjedhje e rëndë”.
Hetimet për identifikimin e personave të dyshuar dhe sqarimin e plotë të rastit janë në vazhdim.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!