image Thyhen ulëset e dëmtohet porta në stadiumin e Podujevës gjatë lojës mes KF Vushtrrisë e KF Malishevës

Siguri

Thyhen ulëset e dëmtohet porta në stadiumin e Podujevës gjatë lojës mes KF Vushtrrisë e KF Malishevës

news image

Kohëve të fundit janë rritur rastet e incidenteve që ndodhin në stadiumet në Kosovë, gjatë ndeshjeve të cilat luhen mes ekipeve të ndryshme, qoftë në futboll basketboll apo sporte të tjera.

Një rast i tillë ka ndodhur edhe dje, në orët e pasdites, në stadiumin ‘Zahir Pajaziti”, në Podujevë, në minutat e fundit në ndeshjen mes KF Malisheva dhe KF Vushtrria.

Sinjali mëson se tifozët e këtij të fundit kanë thyer ulëset në tribunë dhe kanë dëmtuar edhe njërën nga portat e stadiumit. Sipas informatave të para, vlera e dëmit të shkaktuar arrin në 5 mijë e 500 euro.

Lidhur me rastin, burimet e Sinjalit brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se Policia është vënë në veprim dhe ka shoqëruar katër dëshmitarë, të cilët janë intervistuar lidhur me rastin.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, kanë nisur hetimet për “Asgjësim apo dëmtim i pasurisë”.

/GazetaSinjali/