Zyret e Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës janë thyer sërish nga persona të panjohur, raporton Gazeta Sinjali.
Kujtojmë se në dhjetor të vitit të kaluar ishin thyer për herë të parë zyrat e AGK-së, ku janë vjedhur pajisje me vlerë të organizatës. Mirëpo, këtë herë nuk është vjedhur asgjë, vetëm janë kontrolluar dhe shpalosur dokumentet.
Policia e Kosovës është njoftuar për rastin, ndërsa ekipi i Forenzikës ka dalë në vendin e ngjarjes për t’i bërë hetimet e nevojshme.
AGK-ja përmes një postimi në rrjetin social Facebook kërkon zbardhjen e dy rasteve, pasi që ende nuk kanë pranuar asnjë informatë për vjedhjen e parë që ka ndodhur para dy muajve.
AGK kërkon që përgjegjësit për këto incidente të dalin para drejtësisë./Gazeta Sinjali/