image Thirrja e vendeve të QUINT-it për Kosovën: Përmbahuni nga çdo veprim që rrit tensionet dhe çon në incidente

Politikë

Thirrja e vendeve të QUINT-it për Kosovën: Përmbahuni nga çdo veprim që rrit tensionet dhe çon në incidente

news image

Qeveritë e Francës, Gjermanisë, Italisë, Britanisë së Madhe dhe SHBA-së, kanë dalë me një deklaratë të përbashkët pas refuzimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës për mbajtjen e zgjedhjeve të Serbisë më 3 prill në Kosovë.

Vendet e QUINT-it kanë reaguar ashpër, duke u shprehur të zhgënyjer me mungesën e marrëveshjes për të mundësuar votimin e serbëve të Kosovës në zgjedhjet e Serbisë, raporton Gazeta Sinjali.

Me anë të deklaratës së përbashkët, vendet e QUINT-it, kanë bërë thirrje ‘të fortë’ ndaj Kosovës dhe Serbisë, që të përmbahen nga çdo veprim dhe retorikë, që sipas tyre, mund të rritë tensionet dhe të çojë në incidente.

 “Ne përsërisim thirrjen tonë të fortë ndaj Kosovës dhe Serbisë që të përmbahen nga çdo veprim dhe retorikë që rrit tensionet dhe mund të çojë në incidente.”, thuhet tutje.

Ndryshe, reagimet për zgjedhjet serbe erdhën pasi kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se për t’u zhvilluar ky proces edhe në Kosovë, duhet të arrihet një marrëveshje paraprake mes dy shteteve.

Në anën tjetër, nga Bashkimi Evropian kanë deklaruar se Qeveria e Kosovës nuk e ka pranuar një propozim të vendeve të QUINT-it lidhur me këto zgjedhje.

/GazetaSinjali/