image Thirret konferencë për rastin e Zveçanit, Xhelal Sveçla dhe drejtori i Policisë së Kosovës

Siguri

Thirret konferencë për rastin e Zveçanit, Xhelal Sveçla dhe drejtori i Policisë së Kosovës

news image

Policia e Kosovës ka njoftuar se sot do të mbahet një konferencë e jashtëzakonshme lidhur me rastin e mbrëmshëm në Zveçan, ku policia ka konfiskuar një veturë me targa serbe, në të cilën kishte pasur një sasi armatimi e mjete të ndryshme ushtarake.

Në konferencë pritet të marrë pjesë ministri i MPB-së z. Xhelal Sveçla dhe drejtori i PK-së z. Gazmend Hoxha.

Konferenca është paraparë të mbahet sot në ora 12:00 në Mitrovicën e Jugut.

/GazetaSinjali/