Policia e Kosovës po kërkon bashkëpunim nga qytetarët për ta identifikuar një person i cili është në kërkim.
Me autorizim nga prokuroria, Policia e Kosovës u kërkon ndihmë qytetarëve që nëse kanë, të ofrojnë informata të cilat do të ndihmonin në identifikimin dhe arrestimin e personit të dyshuar në fotografinë më poshtë, shkruan Gazeta Sinjali.
“I dyshuari kërkohet nën dyshimet për përfshirje në ”vjedhje të rënda” dhe raste të tjera”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin dhe arrestimin e të dyshuarit, kontaktoni Policinë e Kosovës në numrin e telefonit: 192 (pa pagesë). /Gazeta Sinjali/