Sara dhe Gresa kanë vazhduar debatin mbi prishjen e raportit të tyre ku të dyja akuzuan njëra-tjetrën për thikë pas shpine.
Gresa madje u shpreh se Sara edhe e ka bullizuar.
“Ato gjëra që ke bërë ti janë thikë pas shpinës. Ke folur prapa kurrizit tim”, u shpreh Sara.
“Ti më ke ngul thikën pas shpinës, bile me Vullneti ke fillur me më imitu, më keni bullizuar”, u shpreh Gresa.
Gresa u acarua me Sarën teksa të njëjtës i kërkoi që të mos debatoj për çështje të njëjta.
“A po don me të dhënë vëmendje, s’kam çka me diskutu me ty se je duke i bë debatet e njëjta, me mu s’ke çka diskuton se e kam përfunduar etapën me ty”, u shpreh Gresa.
Sara tutje u shpreh se Gresa është duke gënjyer.
Për të kuptuar më shumë detaje, klikoni videon në linkun më poshtë.