image Thiago Silva pranë rinovimit të kontratës me Chelsean

Futboll

Thiago Silva pranë rinovimit të kontratës me Chelsean

news image

Chelsea janë duke përgatitur kontratën e re për Thiago Silvan, përcjell Sinjali Sport.

Blutë pritet t’i ofrojnë mbrojtësi veteran kontratë të re deri në vitin 2023.

Sipas Fabrizio Romanos dhe burimeve të tij zgjatja e kontratës së brazilianit me kampionin evropian është vetëm çështje kohe.

Silva dëshiron të qëndrojë, pasi po e do jetën si futbollistë i Chelseat, si dhe drejtuesit e ekipit bashkë me Tuchel janë super të lumtur me të.

37-vjeçari iu bashku londinezëve vitin e kaluar, ku në sezonin e parë me ta arriti ta fitojë Champions League, duke e realizuar ëndrrën, pasi i vetmi trofe që i mungonte në nivel klubesh ishte ai evropian. /Gazeta Sinjali Sporti/