image “Thesaret e fshehura” në Notre Dame, arkeologët gjejnë skulptura në themele

Evropë

“Thesaret e fshehura” në Notre Dame, arkeologët gjejnë skulptura në themele

news image

E kanë quajtur të jashtëzakonshme dhe mjaft emocionuese, një thesar absolutisht shumëshekullor. Statuja, skulptura dhe varre janë gjetur të groposura në një prej katedraleve më të famshme në botë, asaj të Notre Dame.

Zbulimi i pabesueshëm është bërë nga një skuadër e Institutit Kombëtar të Arkeologjisë së Francës, të cilët po kujdeseshin për të ruajtur gërmimet para rindërtimit. 

Gjetjet përfshijnë vepra arti të gdhendura me zbukurime dhe fragmente skulpturash, përfshi edhe një skulpturë koke të detajuar, që mendohet të jetë një përfaqësim i Krishtit.

Gjithashtu, janë gjetur edhe varre të vjetra nga periudha mesjetare, përfshi dhe një sarkofag, që ekspertët thonë se mund të mbajë trupin e një zyrtari të lartë të kishës së shekullit XIV, shkruan a2cnn.

Katedralja 850-vjeçare pothuajse u shkatërrua nga një zjarr i madh në vitin 2019 dhe ky zbulim mund të jetë një shtysë më shumë për ata që punojnë pa u lodhur, për të rikthyer Notre Dame në formën e saj të lavdishme.

/GazetaSinjali/