image "Thërret Prizreni mori Shkodër..."/ Futbollisti i Kombëtares argëton bashkëlojtarët - VIDEO

Futboll

“Thërret Prizreni mori Shkodër…”/ Futbollisti i Kombëtares argëton bashkëlojtarët – VIDEO

news image

Futbollisti më i ri që do mund ta përfaqësojë Kosovën, është mesfushori, Toni Domgjoni, shkruan Sinjali Sport.

Domgjoni pranoi ftesën e dardanëve, pasi deri vonë përfaqësoi Zvicrën, nga grupmoshat e reja.

Anëtari i klubit holandez, Vitesse, duket se është ambientuar shpejtë me bashkëlojtarët e tij në përfaqësuese.

Në një video të postuar në Instagramin e Aro Muric, ai shihet duke kënduar në darkë, këngën e mirënjohur në vendin tonë  “Thërret Prizreni mori Shkodër”.

Domgjoni si ardhja më e re te Kosova, do ta ndihmojë ekipin kombëtar me përvojën e tij si mesfushor, e që është një pozitë që ka shumë mungesa te skuadra e Challandes.

Ai mund të debutojë në ndeshjet e tetorit, kundër Suedisë ose Gjeorgjisë.

/Gazeta Sinjali Sporti/