image Therje me thikë në një lokal në Prishtinë, viktima në QKUK - të dyshuarit në arrati

Siguri

Therje me thikë në një lokal në Prishtinë, viktima në QKUK – të dyshuarit në arrati

news image

Një therje me thikë ka ndodhur pas një përleshje sot në një lokal në lagjen e Spitalit në Prishtinë, raporton Gazeta Sinjali.

Një person ka pësuar lëndime dhe është dërguar në QKUK.

Rastin për Sinjalin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.

“Menjëherë pas marrjes së informacionit policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga të dhënat e   para dyshohet për një person të lënduar nga mjeti i mprehtë ( thikë) i cili është transferuar në QKUK për trajtim të mëtejmë mjekësor. Aktualisht policia ka ngritur dyshimet për dy të dyshuar të implikuar në rast, të cilët kanë ikur nga vendi i ngjarjes”, tha për Sinjalin zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës Agron Borovci.

Sipas tij është iniciuar një hetim me qëllim sqarimin e rrethanave të rastit.

/GazetaSinjali/