image Therja me thikë në Prishtinë, pesë të dyshuar i sulmuan babë e bir, kishin probleme me djalin 17-vjeçar

Siguri

Therja me thikë në Prishtinë, pesë të dyshuar i sulmuan babë e bir, kishin probleme me djalin 17-vjeçar

news image

Fatmir dhe Fisnik Asllani, babë e bir nga Prishtina përfunduan mbrëmë në QKUK pasi u therën me thikë nga disa të dyshuar në rrugën “Arben Xheladini”. Përleshja ka ndodhur rreth orës 19:30, kur pesë persona të cilët kishin probleme me djalin 17-vjeçar e sulmuan atë dhe babain e tij, duke u shkaktuar lëndime trupore.

Sinjali mëson se babai 56-vjeçar, Fatmir Asllani ka dhënë deklaratë në stacion policor, pas marrjes së trajtimit mjekësor në QKUK. Në dëshminë e dhënë para zyrtarëve policorë, ai ka deklaruar se ngjarja ka ndodhur derisa ishte rrugës me gruan dhe djalin e tij, kur u përballën me një sulm nga pesë persona.

I njëjti ka deklaruar se të dyshuarit që i sulmuan dhe i therën me thikë kanë pasur probleme me djalin e tij, kohë më parë dhe siç duket kanë dalë për t’i qëruar hesapet, si pasojë e ngatërresave.

Pas intervistimit të viktimës, prokurorja kujdestare ka marrë vendim që të iniciohet rasti “Lëndim i Lehtë trupor dhe Vrasje në tentativë”, ndërkohë që viktima 17-vjeçar është duke u trajtuar në repartin e  Urologjisë në QKUK, ku është operuar dhe është jashtë rrezikut për jetë.  

/GazetaSinjali/