Rasti ka ndodhur në urën e lumit Ibër. Kryeministri në largim Ramush Haradinaj e ka dënuar përleshjen në Mitrovicë ku mbeti i therur me thikë një i ri serb.
Ai u ka bërë thirrje organeve të sigurisë e drejtësisë ta ndriçojnë këtë sulm dhe t`i vënë sulmuesit para drejtësisë duke u zotuar se këto raste të izoluara asnjëherë nuk do të lejohen ta cënojnë paqen dhe sigurinë në vend
“Dënoj ashpër rastin e përleshjes dhe therrjes së një të riu serb në urën e lumit Ibër. U bëj thirrje organeve të drejtësisë që sa më shpejt të zbardhin rastin dhe fajtorët të marrin dënimin e merituar. Kosova është shtet i të gjithë qytetarëve të saj dhe në vazhdimësi ka qenë shembull i tolerancës dhe diversitetit”, ka thënë Haradinaj.
Ai ka shtuar se veprimet e tilla janë raste të izoluara dhe asnjëherë nuk do të cënojnë paqen dhe sigurinë në vend! /Sinjali/