image Theret me thikë një person në Prishtinë, dërgohet në QKUK

Siguri

Theret me thikë një person në Prishtinë, dërgohet në QKUK

news image

Një person ka marrë lëndime trupore nga një mjet i mprehtë në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në Prishtinë, shkruan Gazeta Sinjali.

Lajmin për Sinjalin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë në Prishtinë, Flora Ahmeti, e cila ka bërë të ditur se i lënduari është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor.

“Ndërkohë që policia  ka nisur një hetim lidhur me rrethanat që karakterizojnë ngjarjen”, ka thënë ndër të tjera Ahmeti./Gazeta Sinjali/