Një 21 vjeçar shqiptar e ka plagosur me thikë një shqiptar tjetër, 17 vjeçar në Greqi, shkruan Gazeta Sinjali.
Sipas patrisnews.com, ngjarja ka ndodhur mbrëmë në zonën e Vardas të Ilias në Greqi.
Siç është raportuar, 17-vjeçari pasi iu nënshtrua një operacioni të gjatë, nuk është më në rrezik për jetë, derisa i dyshuari është arrestuar.
Ndërsa për shkaqet që e kanë sjellur situatën në këtë pikë, flitet se këta të dy janë takuar për të zgjidhur një çështje personale lidhur me mosmarrësveshjet financiare.
Kështu, gjatë takimit, 21 vjeçari ka nxjerrë thikën dhe e ka goditur 17 vjeçarin.