Mosmarrëveshja mes pesë personave në rrugën “Ismail Raka” në Kaçanik përfundoi me therjen e njërit prej tyre, shkruan Gazeta Sinjali.
Sipas burimeve të Gazetës Sinjali brenda policisë për rajonin e Ferizajt, përleshja mes tyre filloi mbrëmë rreth orës 20:00, pasi që tre nga personat e përfshirë në rrahje sulmuan dy persona të tjerë, njërin prej të cilëve e therën me thikë.
Këto burime kanë bërë të ditur se i lënduari është dërguar për tretman mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Ndërkohë, tre të dyshuarit, sipas burimeve të njëjta, gjenden në arrati./Gazeta Sinjali/