image Theret me thikë një i mitur në Podujevë

Siguri

Theret me thikë një i mitur në Podujevë

news image

Në një përleshje që ka ndodhur sot rreth orës 16:20 në Podujevë, një i mitur është therur me thikë.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Nuhi Gashi” në Podujevë, ndërkaq mësohet se i mituri është dërguar në QKUK për tretman mjekësor.

Dyshohet që  viktima mashkull 15 vjeç, ka marrë lëndime nga një mjet i mprehtë.

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i PK-së për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

“Rreth orës 16 :20, kemi marrë informatën për një person të lënduar në rrugë “Nuhi Gashi” në Podujevë.

Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe bazuar në të dhënat fillestare dyshohet që  viktima një mashkull rreth 15 vjeç, ka marrë lëndime nga një mjet i mprehtë.

I njëjti është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK, Prishtinë. Hetuesit  policor kanë nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti”, ka thënë ai. /Gazeta Sinjali/