image Theret me thikë një 17 vjeçar në një autobus në Prishtinë, dërgohet në spital

Siguri

Theret me thikë një 17 vjeçar në një autobus në Prishtinë, dërgohet në spital

news image

Policia e Kosovës ka njoftuar sot rreth orës 17:00, një person, rreth 17-vjeçar, është therur me thikë në një autobus në Prishtinë, shkruan Gazeta Sinjali.

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar Policia e Kosovës, si dhe kanë bërë të ditur se personi i lënduar është dërguar për trajtim mjekësor.

“Rreth orës 17:00 është raportuar rasti Lëndim Trupor ( therje me thikë) në një autobus i cili ndodhej në rrugën Agim Ramadani në Prishtinë. Mbështetur në informatat e para dyshohet se një person (mashkull rreth 17 vjeçar) ka marrë lëndime trupore nga një armë e ftohtë (thikë). Personi i lënduar është dërguar për trajtim mjekësor, ndërkohë që policia ka filluar ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme hetimore me qëllim lokalizimin e vendndodhjes së personave të dyshuar, si dhe sqarimin e rethanave që lidhen me rastin.”

/GazetaSinjali/