Themeluesi i Telegram, Pavel Durov është liruar nga paraburgimi në Francë të mërkurën dhe është transferuar në një gjykatë në Paris.
Këtë e ka bërë të ditur një burim i agjencisë së lajmeve AFP.
Zyra e prokurorit të Parisit tha se tani Durov do të përballet me “pyetjet fillestare dhe aktakuzën e mundshme” në një gjykatë në kryeqytetin francez.
Durov u fut në paraburgim dhe të dielën doli para Gjykatës për një mori akuzash që kanë të bëjnë me aplikacion e njohur Telegram: “Terrorizëm, drogë, bashkëpunim, mashtrim, pastrim parash, përmbajtje kriminale për të mitur”.
Rikujtojmë se ndaj 39-vjeçarit ishte lëshuar një urdhër arrest nga Departamenti Kombëtar i Hetimit Kriminal të Francës.