Numri i përditshëm i të vdekurve në Indi nga COVID-19 kapërceu shifrën 4000 për herë të parë të shtunën, shkruan Gazeta Sinjali.
Tamil Nadu u bë shteti i fundit që shpalli një bllokim total për shkak të rritjes së hovshme të të infektuarve me COVID-19.
Ministria e Shëndetësisë në Indi ka njoftuar për rekord të rasteve me koronavirus në ditë. Veç të shtunën u regjistruan 4,187 të vdekur e mbi 400,000 të infektuar, njofton CNN.
India deri sot ka raportuar më shumë se 21 milionë raste me COVID-19 e më shumë se 238,000 të vdekur.
Situatë më e rëndë raportohet në kryeqytetin Delhi. Disa spitale të mëdha atje mbështeten në furnizimet ditore me oksigjen dhe nuk kanë asnjë rezervë në rast urgjence.
Meqenëse morgjet janë stërmbushur dhe numri i të vdekurve po shënon rritje të shpejtë, India ka nisur të djegë trupat e viktimave. /Gazeta Sinjali/