image The Sun: Ronaldo pritet të largohet në fund të sezonit nga Man United

Futboll

The Sun: Ronaldo pritet të largohet në fund të sezonit nga Man United

news image

Mediumi i njohur “The Sun”, ka raportuar se Cristiano Ronaldo ka mundësi të largohet nga Manchester United në fund të sezonit, duke i marrë parasysh pakënaqësitë që pati pasi që u zëvendësua në ndeshjen kundër Brentfordit.

Sipas The Sun, qëndrueshmëria e Ronaldos do të varet nga vazhdimësia ose jo e Ralf Rangnick. Nëse trajneri aktual vazhdon, atëherë duhet të mbetet edhe Ronaldo, por gjithçka tregon për një ndryshim trajneri dhe kjo duhet të çojë në largimin e portugezit.

Asnjë trajner nuk do të jetë në dispozicion për të pranuar këtë lloj sjelljeje nga ana e Ronaldos, deri në atë pikë sa të detyrohet t’i shpjegojë lojtarit arsyen e zëvendësimit të tij në mes të një loje. 

/Gazeta Sinjali Sporti/