image Thashethemet për lidhje mes Sara Hoxhës dhe Erik Fullanit “ndizen” sërish pas një feste

Bota e Yjeve

Thashethemet për lidhje mes Sara Hoxhës dhe Erik Fullanit “ndizen” sërish pas një feste

news image

Thashethemet për një lidhje të mundshme mes influenceres së njohur Sara Hoxha dhe biznismenit Erik Fullani janë rikthyer në vëmendje, pas një videoje të shpërndarë nga festa e ditëlindjes së djalit të aktores Olta Gixhari, shkruan Gazeta Sinjali.

Në pamjet e publikuara në Instagram nga vetë Olta, shihen të pranishëm si Sara ashtu edhe Erik, gjë që ka nxitur reagime të shumta në rrjet. Dyshja kishte zgjuar më herët dyshime për një romancë të mundshme, pasi kishin postuar foto nga i njëjti vend pushimi.

Pavarësisht se nuk ka asnjë konfirmim zyrtar nga asnjëri prej tyre, detaje si fakti që Olta dhe Erik nuk ndiqen në Instagram – dhe rrjedhimisht mungesa e një raporti të ngushtë mes tyre – kanë bërë që ndjekësit të mendojnë se arsyeja e pjesëmarrjes së tij në festë ishte Sara.

Për momentin, mbetet në kuadër të spekulimeve, por fansat janë të bindur se “aty ka diçka më shumë se miqësi”.

View this post on Instagram

A post shared by CLASS EVENTS by Alketa Vejsiu (@classav_events)

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/