image Thaqi: Zoti na ndihmoi për këtë fitore, shpresojmë të vazhdojmë kështu dhe të arrijmë diçka të madhe

Futboll

Thaqi: Zoti na ndihmoi për këtë fitore, shpresojmë të vazhdojmë kështu dhe të arrijmë diçka të madhe

news image

Ballkani shkrujti një tjetër histori të enjten mbrëma.

Suharekasit regjistruan fitoren e parë në grupe të Ligës së Konferencës, duke e mposhtur në udhëtim skuadrën turke të Sivassporit me rezultat 3-4.

Goli i Ermal Krasniqit në minutat shtesë i dha fitoren historike klubit kosovar.

“Ndeshjen e filluam keq, me disavantazh. Por, treguam karakterin dhe kualitetin që e kemi në ekip. Ia falëm dy gola dhe prapë fituam. Zoti na ndihmoi që shënuam golin e katërt. Kjo fitore na ka hapur rrugën për të arritur diçka të madhe. Shpresojmë të vazhdojmë me tri pikë edhe në ndeshjen e kthimit”, tha mbrojtësi i krahut të djathtë.

Ballkani, tani me 4 pikë të grumbulluara renditet në pozitën e dytë në grup, aq sa ka edhe Sivasspori një pozitë më poshtë.

Ndeshja e radhës për Ballkanin do të jetë sërish kundër Sivassporit, më 13 tetor – por, kjo ndeshje do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri”. 

/GazetaSinjaliSport/