COVID-19

Të infektuar

1038

Të shëruar

791

Të vdekur

30

Urim/ Thaçi uron Ditën Kushtetuese: E kemi për obligim moral dhe ligjor ta respektojmë

news image

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, u ka uruar qytetarëve Ditën e Kushtetutës, shkruan Gazeta Sinjali.

Përmes një postimi në Facebook, Thaçi thotë se pas shpallje së Pavarësisë së Kosovës më 17 shkurt 2008, aprovimi i Kushtetutës së Republikës së Kosovës më 9 prill 2008 është akti më i lartë juridik , i cili ishte arritur për shtetin tonë.

“Kushtetuta e Kosovës, që shpreh më së miri qenësinë e shtetit dhe shoqërisë sonë, është dokumenti më prestigjioz i ruajtjes dhe mbrojtjes së integritetit të qytetarëve tanë, të institucioneve tona, prandaj të gjithë e kemi për obligim moral dhe ligjor ta respektojmë me përpikëri”, ka shkruar Thaçi.

Ky është postimi i plotë i presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi:

Pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës më 17 shkurt 2008, aprovimi i Kushtetutës së Republikës së Kosovës më 9 prill 2008, si akti më i lartë juridik, ishte e arritur tjetër për shtetin tonë, krahas njohjeve ndërkombëtare që erdhën nga demokracitë më të zhvilluara të botës.

Kushtetuta e Kosovës, që shpreh më së miri qenësinë e shtetit dhe shoqërisë sonë, është dokumenti më prestigjioz i ruajtjes dhe mbrojtjes së integritetit të qytetarëve tanë, të institucioneve tona, prandaj të gjithë e kemi për obligim moral dhe ligjor ta respektojmë me përpikëri.

Gjithë qytetarëve të Kosovës u shpreh urimet më të mira në Ditën e Kushtetutës! HTH/Gazeta Sinjali/


Shpërndaje artikullin