image Thaçi tregon se çka biseduan me Erdoganin në Stamboll

Politikë

Thaçi tregon se çka biseduan me Erdoganin në Stamboll

news image

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi është takuar sot në Stamboll me  presidentin e Turqisë, Recep Tayip Erdogan.

Pas takimit, presidenti Thaçi përmes rrjetit social Twitter ka bërë të ditur temat që janë diskutuar atje, shkruan Gazeta Sinjali.

Ai ka paralajmëruar fuqizim të partneritetit me Turqinë, të cilin e ka quajtur strategjik.

Presidenti e ka quajtur frytdhënëse bisedën me homologun e tij, Recep Tayip Erdogan.

“Mirënjohës presidentit Erdogan për mikpritjen e ngrohtë dhe bisedën frytdhënëse rreth të gjitha çështjeve të interest reciprok, përfshirë bashkëpunimin dypalësh, çështjet rajonale si dhe globale. Shtetet tona gëzojnë raporte miqësore dhe do ta fuqizojnë më tej partneritetin strategjik”, ka shkruar Thaçi.

Kujtojmë se dy javë më parë, autoritetet turke kishin reaguar rreth vendimit të Kosovës për vendosjen e ambasadës në Jerusalem, në kuadër të Marrëveshjes së Washingtonit. Ministria e Jashtme turke ishte shprehur “tejet e zhgënjyer”. /Gazeta Sinjali/