Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi gjatë një konference për media ka thënë se nuk ka nevojë për gjendje të jashtëzakonshme në Kosovë. Ai ka bërë thirrje që të respektohen rekomandimet e Institutit të Shëndetësisë Publike.
“Nuk kemi nevojë për rrethanë të as të jashtëzakonshme, por në të njëjtën kohë rekomandimet qe vijnë nga Institutit Kombëtar i Shëndetësisë. Unë besoj edhe Ministria e Shëndetësisë edhe qeveria do të jenë të obliguara t’i respektojnë nëse qytetarët nuk i respektojnë masat”, ka thënë Thaçi.
Thaçi ka bërë thirrje që qytetarët t’i respektojnë edhe më tutje rekomandimet e Institut të Shëndetësisë Publike kundër virusit COVID-19, pasi sipas tij hapja e plotë ka edhe rreziqe. /Gazeta Sinjali/