image Thaçi thotë se Kurti, Vitia e Sveçla duhet ta sqarojnë sa më parë rastin e Agon Musliut

Kosovë

Politikë/ Thaçi thotë se Kurti, Vitia e Sveçla duhet ta sqarojnë sa më parë rastin e Agon Musliut

news image

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi gjatë një konference për media ka thënë se kryeministri Kurti dhe ministrat Vitia dhe Sveçla e kanë obligim ligjor dhe moral që ta sqarojnë rastin “për shtytje në vetëvrasje” të studentit Agon Musliu.

Thaçi ka theksuar se kryeministri në detyrë Kurti dhe ministrat në detyrë Vitia e Sveçla sa më parë të deklarohen për këtë rast.

“Sikur që ka përgjegjësi morale, politike dhe ligjore të japin grupi i Kurit, Vitisë gjithashtu edhe Sveçlës  për shtytje në vetëvrasje të studentit nga konviktet në Prishtinë si dhe seleksionimi politik të njerëzve se kush do të rrinë në karantinë kush jo. Në këtë drejtim unë mendoj  që ata duhet të përgjigjen sa më shpjet aq më mirë”, ka thënë Thaçi, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas tij, as kush nuk mund ta destabilizoj Kosovën dhe ta pengoj funksionin e institucioneve të vendit. /Gazeta Sinjali/