image Thaçi thotë se Kurti, Sveçla, Vitia, Haxhiu dhe Abazi duhet të përballen me drejtësinë

Politikë

Thaçi thotë se Kurti, Sveçla, Vitia, Haxhiu dhe Abazi duhet të përballen me drejtësinë

news image

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka kritikuar kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, i cili tha se vendimi për masat ndaj qytetarëve dhe mallrave që vijnë nga Shqipëria, ishte një veprim anti-shtetëror nga siç shprehet ai, grupi Kurti.

Sipas Thaçit, Kurti i ka hapur hapësirë Serbisë që të futet kushdo në territorin e Kosovës.

“Shpresoj dhe besoj se janë veprimet e fundit të dëmshme për Kosovën“, tha presidenti në një intervistë për RTV21,

Thaçi po ashtu tha se kryeminisitri në detyrë Albin Kurti, u.d së ministrit të Brendshëm Xhelal Sveçla, ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia, ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, si dhe zëvendëskryeministri Haki Abazi duhet të përballen me drejtësinë për shkak të keqqeverisjes, shkeljes së ligjeve dhe veprimeve të tyre kriminale./Gazeta Sinjali/