image Thaçi shprehet i painformuar për vizitën e Lajçakut, thotë se do t'i përgjigjet ftesës

Politikë

Thaçi shprehet i painformuar për vizitën e Lajçakut, thotë se do t’i përgjigjet ftesës

news image

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka folur për vizitën e paralajmëruar të përfaqësuesit të posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Thaçi ka deklaruar se nuk është i njoftuar për këtë çështje, por tha se do t’i përgjigjet ftesës sepse sipas tij, është koha e njohjes reciproke ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Unë ende zyrtarisht nuk jam informuar, do të shoh agjendën, por natyrisht se do të përgjigjem. Por është me rëndësi që Kosova të trajtohet si shtet. Kemi besim në SHBA për këtë proces. Nuk është koha për matje të pulseve, por për vendimmarrje për njohje”, ka thënë Thaçi. /Gazeta Sinjali/