Sot nga një sulm në zemër ka ndërruar jetë Sylë Zhitia, i cili ishte zyrtar i lartë në Ministrinë e Mbrojtjes.
Zhita ka vdekur në orët e hershme të mëngjesit në shtëpinë e tij në fshatin Llugë të Podujevës.
Për vdekjen e tij ka shprehur ngushëllime edhe presidenti i vendit, Hashim Thaçi.
“Sa pikëlluese vdekja e papritur e mikut tim Sylë Zhitia! Syla, si gjithë familja e tij, ishte i përkushtuar në të gjitha periudhat historike me çështjen e Kosovës. Familja Zhitia dha shumë për Kosovën. Ngushëllimet më të sinqerta familjes së heroit Afrim Zhitia!”, ka shkruar Thaçi./Gazeta Sinjali/