image Thaçi porosi LVV-së e LDK-së: T’i lënë anash interesat politike dhe të punojnë për krijimin e institucioneve

Politikë

Politikë/ Thaçi porosi LVV-së e LDK-së: T’i lënë anash interesat politike dhe të punojnë për krijimin e institucioneve

news image

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, u ka kërkuar partive politike që t’i lënë anash interesat politike dhe të punojnë sa më shpejt për krijimin e institucioneve.

Këtë reagim, Thaçi e ka bërë në profilin e tij në Facebook, transmeton Gazeta Sinjali.

Ai ka uruar gjithë deputetet për fillimin e legjislaturës së shtatë të Kuvendit të Kosovës.

Postimi i plotë i tij:

I uroj të gjithë deputetët e Legjislaturës së Shtatë për konstituimin e Kuvendit të Republikës së Kosovës, duke iu dëshiruar punë të mbarë në detyrat e tyre. Republika e Kosovës ka sfida të shumta përpara, që kërkojnë nivel të lartë të përgjegjësisë për t’i tejkaluar, prandaj të gjithë të zgjedhurit e popullit duhet t’i lënë anash interesat politike dhe të punojnë për krijimin sa më të shpejtë të institucioneve të Republikës së Kosovës. HTH./Gazeta Sinjali/