image Thaçi nis veprimet konkrete për formimin e qeverisë së re, fton në takim kryetarët e partive

Kosovë

Thaçi nis veprimet konkrete për formimin e qeverisë së re, fton në takim kryetarët e partive

news image

Presidenti Hashim Thaçi i ka ftuar në takim liderët e partive politike.

Presidenca ka njoftuar se takimi është paraparë të mbahet në orën 16:30.

“Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot në orën 16:30, në sallën C-301, do të mbajë takim konsultativ me liderët e subjekteve politike parlamentare”, thuhet në njoftimin e Presidencës.

Ky takim, vjen vetëm pak pasi Thaçi ia dërgoi një letër kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit, duke konstatuar se nuk e ka shfrytëzuar të drejtën për propozimin e mandatarit për formimin e qeverisë. /Gazeta Sinjali/