image Thaçi: Kurti, Sveçla e Haki Abazi shkuan fshehurazi në dhomën e përgjimeve të PTK-së

Politikë

Thaçi: Kurti, Sveçla e Haki Abazi shkuan fshehurazi në dhomën e përgjimeve të PTK-së

news image

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, tha se kryeministri në detyrë Albin Kurti, me grupin e tij, Sveçla e Haki Abazi, kanë shkuar fshehurazi në dhomën e përgjimeve në PTK.

“Kurti, Sveçla, e Haki Abazi, kanë shkuar në dhomën e përgjimeve fshehurazi në PTK, le të tregojnë pse kanë shkuar aty tri ditë radhazi, ata kanë bërë shkelje flagrante, është vepër e tmerrshme, e keqe, ata duhet të përballen me drejtësinë”, tha Thaçi.

Ai më tutje theksoi se kjo vepër e Kurtit dhe grupit të tij “kriminal”, duhet ndëshkuar sepse shkuarja fshehurazi në dhomën e përgjimëve të PTK-së, është shkelje e ligjit.

“Shkuarja në dhomën e përgjimeve në PTK është shkelje e ligjit, në atë dhomë lejohet vetëm prokurori, kryeprokurori, apo zyrtarët që i dërgon prokurori”, tha ai në Debat Plus./ Gazeta Sinjali/