image Thaçi i drejtohet Haradinajt: Unë nuk jam person që i ndryshoj qëndrimet çdo 10-15 minuta

Politikë

Thaçi i drejtohet Haradinajt: Unë nuk jam person që i ndryshoj qëndrimet çdo 10-15 minuta

news image

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka përkrahur marrëveshjen ekonomike mes Kosovës dhe Serbisë të nënshkruar në Shtëpinë e Bardhë, edhe pse vetë nuk ishte i pranishëm atje.

Ai në konferencën e mbajtur sot për media ka theksuar se nuk i ndërron pozicionet e tij politike çdo 10-15 minuta, e si duket kjo deklaratë ka qenë e adresuar për kreun e AAK-së, Ramush Haradinaj.

“Unë nuk jam nga ata që marr pozicione politike, duke i ndryshuar çdo 10-15 minuta, herë ta pranojë e herë të mos e pranojë, herë të dalë kundër e herë këndej, por shikoj në rrafshin strategjik”, u shpreh presidenti, transmeton Gazeta Sinjali.

Haradinaj të premten tha se marrëveshja me të cilën është dakorduar kryeministri Hoti, përmbante një pajtim mes Kosovës, SHBA-së dhe Serbisë, për liqenin e Ujmanit. Ai reagoi ashpër dhe e konsideroi temën e Ujmanit të panegociueshme që për liqenin të përfshihet edhe Serbia. /GazetaSinjali/