image Thaçi fton Bashkimin Evropian që të marr sa më shpejt vendim për liberalizimin e vizave

Thaçi fton Bashkimin Evropian që të marr sa më shpejt vendim për liberalizimin e vizave

news image

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot, para mediave në konferencë i ka bërë thirrje Bashkimit Evropian që sa më shpejt të marrë vendim për liberalizimin e vizave të Kosovës.

“Ftoj Bashkimin Evropian që sa më parë të marrin vendimin për liberalizimin e vizave. Të punojmë që sa më shpejt Kosova të bëhet pjesë e NATO-s. Kam besim të plotë që së bashku do të arrijmë, kemi mbështetjen e SHBA-ve”, tha ai.

Thaçi gjithashtu deklaroi që tashmë vendi duhet të fokusohet në gjërat primate, siç është mbështetja e institucioneve.

“Të përqëndrohemi tek ajo që është primare për Kosovën, të mbështesim insitucionet dhe të respektojmë vendimin e Kushtetueses”, tha ai.

Më tutje, presidenti ftoi edhe mediat që të punojnë në mbështetje të vendimeve të drejta./ Gazeta Sinjali/