image Thaçi flet për takimin e mbrëmshëm me Mogherini dhe liderët e rajonit

Kosovë

Thaçi flet për takimin e mbrëmshëm me Mogherini dhe liderët e rajonit

news image

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka folur rreth takimit të mbrëmshëm me Federica Mogherinin dhe me disa liderë të vendeve të rajonit të Ballkanit Perëndimor.

Thaçi, përmes një postimi në facebook, ka thënë se në këtë takim është rikonfirmuar përkushtimi i shteteve të rajonit për paqe dhe stabilitet.

“Mbrëmë mora pjesë në darkën e shtruar nga Përfaqësuesja BE-së, Federica Mogherini, së bashku me liderë të vendeve të tjera të rajon. Në këtë takim u rikonfirmua edhe një herë përkushtimi i shteteve të rajonit për paqe dhe stabilitet, për zhvillimin e integrim në Bashkimin Evropian”, ka thënë Thaçi./Gazeta Sinjali/