image Thaçi e Haradinaj bëhen bashkë në Rahovec për rrush dhe verë

Kosovë

HardhFest/ Thaçi e Haradinaj bëhen bashkë në Rahovec për rrush dhe verë

news image

Rahoveci ka bërë bashkë presidenti e Kosovës, Hashim Thaçin dhe kryeministrin, Ramush Haradinaj. Përkundër kundërshtimeve të mëdha ata janë parë të buzëqeshur për verë dhe rrushe para hapjes së “HardhFestit”.

Aty ka qenë edhe presidenti i Shqipërisë Ilir Meta, që po ashtu s’ka pasur marrëdhënie të mira me presidentin Thaçi për shkak të lobimit të tij për ndryshim të kufijve mes Kosovës dhe Serbisë.

Në kolazhin e fotografive nga Rahoveci, ku po mbahet festivali i rrushit, shihen bashkë tre liderët shqiptarë.

Kryeministri Haradinaj postimin në Facebook ia ka dedikuar krejtësisht rrushit, duke thënë se i mbështet fermerët dhe afaristët e Rahovecit.

“Mesazhi im për qytetarët e Rahovecit në Hapjen e HardhFestit. Në mbështetje 100% të vreshtarëve, fermerëve dhe afaristëve të Rahovecit! Do të vazhdojmë me lehtësira tatimore dhe me politika fiskale në mbështetje të prodhimit vendor. Gjithmonë në krah të rahovecjanëve për një jetë më të mirë e më të dinjitetshme. Të përcaktuar 100% edhe në luftën kundër korrupsionit, krimit e nepotizmit, por të vendosur poashtu që në luftimin e këtyre dukurive, të jemi të sinqertë deri në fund!”, ka shkruar Haradinaj.

Kujtojmë se muaj më parë, pas samitit të Berlinit Haradinaj kishte folur publikisht kundër Hashim Thaçit. Ai kishte thënë se në Gjermani e kishte pasur kundërshtar Thaçin dhe Edi Ramën.

Ai kishte pretenduar se atij i ishte bërë presion dhe ishte vënë në pozitë të keqe duke i kërkuar ta shfuqizonte taksën ndaj Serbisë. Po ashtu çështje tjetër kundërshtuese mes tyre ka qenë edhe ndryshimi i kufijve mes Kosovës dhe Serbisë, ide të cilën e kundërshton ashpër Haradinaj./Sinjali/