Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka dekretuar sot shpërndarjen e legjislaturës së gjashtë të Kuvendit të Kosovës.
Deputetët e Kuvendit votuan më 22 gusht shpërndarjen e Kuvendit ndërsa Thaçi tani pritet ta shpallë datën e mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme.
Këtë ai ka thënë se do ta bëjë së shpejti, pas konsultimeve me partitë politike.
“Sot e dekretova shpërndarjen e Legjislaturës sё VI-tё tё Kuvendit tё Republikës sё Kosovës. Pas konsultimeve me partitë politike, nё përputhje me kompetencat e mia kushtetuese, do tё vendos sё shpejti për datën e zgjedhjeve tё përgjithshme tё parakohshme. Ky ёshtё edhe njё test shtesë për forcimin e demokracisë nё Kosovës, tё cilin institucionet, subjektet politike dhe qytetarёt do ta kalojnë me shumë sukses”, ka thënë Thaçi. /Sinjali/