image Thaçi dekoroi Ramadan Shabanin, familjarët thonë se dikush tjetër e mori dekoratën

Kosovë

Thaçi dekoroi Ramadan Shabanin, familjarët thonë se dikush tjetër e mori dekoratën

news image

Familja e Ramadan Shabanit ka reaguar lidhur me dekoratën që presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka dhënë disa personave në emër të Ramadan Shabanit.

Familjarët e Shabanit përmes një postimi në Facebook nga llogaria e Koman Gashit, kanë deklaruar se dekoratën nga Thaçi nuk e kanë marrë  pasardhësit legjitim të Ramadan Shabanit, por sipas tij, persona të pandërgjegjshëm.

“Të nderuar familjar dhe miq, ju njoftojmë se ata (në fotografi) që kanë pranuar dekoratën për Ramadan Shabanin nuk janë pasardhësit legjitim të Ramadan Shabanit. Persona të pandërgjegjshëm dhe të pa autorizuar kanë pranuar dekoratën nga Presidenca e Kosovës. Njeriu që sot trashëgon emrin e tij baca Ramadan është gjallë dhe shëndosh, mund të kontaktohet”, thuhet në postimin e Gashit.

Po ashtu, Gashi pretendon se familjarët dhe pasardhësit legjitim kanë njoftuar presidentin për veprimtarinë e Shaban Gashit si dhe për kontaktet me familjen. Sipas tij dekoratën për Shabanin e kanë marrë persona jo të duhur.

Postimi i plotë:

https://www.facebook.com/592254043/posts/10157536725749044?s=763189684&sfns=mo