image Thaçi deklarohet i pafajshëm lidhur me akuzat kundër administrimit të drejtësisë

Drejtësi

Thaçi deklarohet i pafajshëm lidhur me akuzat kundër administrimit të drejtësisë

news image

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është deklaruar i pafajshëm për akuzat për pengim të drejtësisë.

Deklarimi i tij është bërë me datën 6 janar 2025, ndërsa dokumenti është publikuar në faqen zyrtare të Dhomave të Specializuara, dhe mban firmën e avokates së Thaçit, Nina Tavakoli.

Deklarimi vjen pas aktakuzës së dytë të ngritur, kësaj radhe për pengim të drejtësisë.

Kujtojmë se Thaçi nuk kishte pranuar të deklarohet në dy seancat që u mbajtën në Hagë.

/GazetaSinjali/